‘Më jep një gotë ujë se jam sëmurë’/ 16-vjeçarja mashtron të moshuarën për ta grabitur, e dhunon dhe i hedh spraj lotsjellës! Arrestohet së bashku me shokun (VIDEO)

LUSHNJE- Një e moshuar është grabitur mbrëmjen e së enjtes, nga një 16-vjeçare e cila e ka dhunuar mizorisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, ku e moshuara Lume Zela 64-vjeçe ka rrëfyer se vajza e ka mashtruar duke u shtirur se ishte e sëmurë me vrimë në zemër, që të futej brenda në shtëpi. Ajo shprehet se i erdhi keq dhe e ka lejuar që të futej brenda duke i dhënë një gotë ujë, në këtë moment e reja e ka qëlluar më sprajt lotsjellës, e ka kapur nga duar, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbyllur në dhomë.

Pas kësaj, vajza ka kontrolluar në të gjithë shtëpinë për të gjetur ndonjë send me vlerë. Më pas, ka telefonuar shokun e saj, Julian Kiptiu, 18 vjeç të arrestuar, që e ka ndihmuar që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Për mikrofonin e Report Tv, e moshuara thotë se në shtëpi ka pasur disa sende floriri, por nuk e di nëse i ka marrë, është duke bërë kontrollin në shtëpi për të parë se çfarë i mungon. 16-vjeçarja, e arrestuar, ka shfrytëzuar faktin që e moshuara jeton në shtëpi e vetme me mbesën e saj, e cila në atë moment nuk ka  qenë në shtëpi. Kur 16-vjeçarja është larguar, e ka lënë të moshuarën të mbyllur në dhomë. Zela rrëfen se ka dalë nga dritarja, ka thyer xhamin dhe më pas ka telefonuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një prej fqinje ka zbuluar për Report Tv se e ka parë momentin që 16-vjeçarja i ka trokitur në derë, por nuk ka ndërhyrë pasi ka menduar se ishte vajza e saj. Për këtë ngjarje, 2 të rinjtë janë identifikuar dhe arrestuar nga policia. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale

"Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.  Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:  J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", njofton policia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
'Hajdutja u shtir si e sëmurë’/ Rrëfehet e moshuara që u grabit: Më tha se kam vrimë në zemër, i dhashë ujë! Më lidhi e më tërhoqi zvarrë (VIDEO)

E moshuara, Lume Zela ka rrëfyer me detaje se si ndodhi grabitja.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq, mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza se kam bir në zemër se ashtu kam lindur. Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën më hodhi sprajtin në fytyrë dhe sot jam e ënjtur në sy sa s’ka ku të vejë më. Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më coi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ca kërkon moj bijë e nënës, ca të kam bërë, nuk e di se ca halli ke. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther, më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhimbjet e syve sa s’ka më sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku, me telefon dilte deri këtu, i tha pse del jashtë dhe llafos. Njëherë dy herë, si duket ka thirrur ndonjëherë dhe iku me nxitim. Po shohim se ca na kanë vjedhur se kam pasur disa gjëra floriri, ishte vetëm gjatë gjithë kohës. E dallova, ma treguan policët dhe e njoha, ishte dorë e zezë, nuk e njihja më parë, por fytyrën e dallova. Kam thyer xhamin e dritares që dola matanë, se më kyçi, mua m ra të fikët, u përmendja dola nga penxherja mora në telefon dhe erdhi policia”, rrëfen e moshuara.

Ora 10:43
U grabit nga të rinjtë/ Flet e moshuara në Lushnje: Mbesa u shtang! Fqinji: Mendova se iu fut në shtëpi goca, jo se po e grabisnin (VIDEO)

E moshuara, Lume Zela ka treguar se jeton e vetme në banesën e saj në Lushnje, gjë të cilën e kanë shfrytëzuar edhe hajdutët.

“Jetoj e vetme vetëm me mbesën, është vit i dytë edhe ajo u shtang kur erdhi gjeti gjithë atë rrëmujë, ‘ça ka ndodhur’ . Kam një goc, të ëmën e mbesës, djali punon në Tiranë, rri me qira, vajzën tjetër e kam në Kosovë, jetoj vetëm me mbesën”, tha e moshuara.

Një fqinj, shprehet se e ka parë 16-vjeçaren teksa po i shkonte në shtëpi, por ka menduar se ishte vajza e saj.

“E pashë te dera, mendova se ishte goca, ika u largova. Kur tak-tak derës, thashë se ishte goca dhe i ishte prishur brava, se unë s’e lija të hynte se unë këtu rri gjithë ditën. Dhe pastaj kur erdha me karrocën me bar, shoh policinë. Shyqyr zoti që nuk e ka gjetur gjë”, tha një fqinj.

1611913385_lushnje001.jpg

E moshuara që ra pre e grabitjes dhe fqinji

 

Ora 10:04
Grabitja e të moshuarës në Lushnje, 16-vjeçarja u shtir si e sëmurë për të hyrë në shtëpi!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e të mëoshuarës në qytetin e Lushnjes. Report Tv mëson se ka qenë vajza 16-vjeçare e cila ka shkuar në shtëpinë e 64-vjeçares Lume Zela.

16-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë duke gënjyer se është e sëmurë dhe më pas sapo është futur brenda në shtëpi e ka spërkatur në sy me sparjt lotsjellës, e më pas e ka kyçur në katin e parë të banesës, më pas ka nisur kontrollin në shtëpi për para ose sende me vlerë. Duke qenë se nuk gjeti gjë ajo është larguar nga banesa duke u ndihmuar nga 18-vjeçari, Julian Kiptiu, edhe ky i arrestuar.

E moshuara ka dalë nga banesa duke thyer xhamin e dritares. Një nga banoret thotë për Report Tv se ka dëgjuar zhurmë kur u thye xhami, por nuk i ka dhënë shumë rëndësi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve