Një tjetër tentativë grabitjeje ka ndodhur në Fier ku një 23-vjeçar nga fshati Baltëz denoncon se është tentuar të grabitet nën kërcënimin e armës.
Njoftimi i plotë:
Fier Informacion paraprak
Në datë 01.09.2018, shtetasi A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04.00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip "Opel" të marrë me qera ku persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës. Nga kqyrja e vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjes së ngjarjes.
Mëngjesin e sotëm, një tjetër grabitje u denoncua në qytetin e Cërrikut, një kambist denoncoi në polici se i vodhën 1.4 mln lekë nën kërcënimin se do ta vrisnin me pistoletë.