Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari

Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari

FIER- Një 67 vjeçar është vënë në pranga nga blutë e këtij qyteti, pasi u shiti 2 personave të njëjtin apartament.

Sipas policisë, denoncimi u bë nga personi me inicialet I. B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili ka deklaruar se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga Njazi Vrenozi, jetonin disa shtetas të tjerë.

Pas verifikimeve të bëra nga policia, rezultoi se Njazi Vrenozi, në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur edhe një personi tjetër, M. D., 32 vjeç.

‘Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Njazi Vrenozi, 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Mashtrimi", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet

Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet