Fier, incident në laborator, 7 nxënës me 2 mësues dhe sanitaren në spital me urgjencë, mjeku: S'kemi gjetur gjë, presim analizat

FIER-10 nxënës, mësues dhe sanitarja e gjimnazit "Janaq Kilica" u dërguan mesditën e sotme në spital me urgjencë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 gjatë orës së mësimit, në kabinetin e laboratorit ku 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje si pasojë e një ere të keqe, që nuk dihet nga se ka ardhur. Nga bluzat e bardha në Spitalin e Fierit, thuhet se fatmirësisht nxënësit nuk kanë probleme shëndetësore, por më shumë janë në gjendje frike dhe paniku të krijuar me dyshimet se mund të ishin helmuar.

"Nxënësit erdhën me një shqetësim psiko-emocional, gjendje ankthi, dridhje trupi, vështirësi në frymëmarrje, nuk duken shenja të intoksinimit. Deri më tani situatën e kemi nën kontroll, gjendja është jashtë rrezikut për jetën. Është vështirë për t'u përcaktuar por nuk dimë se cfarë ka ndodhur në shkollë", tha Lulzim Banushaj, toksikolog në një lidhje telefonike për Report Tv.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkuar keq dhe cfarë lënde mund të ketë shpërthyer apo përhapur në laborator, megjithatë pritet që gjithçka të zbardhet në vijim nga policia e Fierit. "Paraprakisht nuk dihet kush ka qenë shkaku i kësaj situate. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje", thotë zyrtarisht policia e Fierit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
Nxënësja e shtruar në spital në Fier: Era e keqe erdhi nga klasa përballë, ishte mbytëse

Njëra prej nxënëseve që u dërguan për ndihmë në spitalin e Fierit tregoi kronologjinë e ngjarjes. "Te klasa ngjitur kishte orë mësimi, hapëm derën se duhet të merrnim dicka, erdhi një erë mbytëse. Nuk të linte që të merrje frymë, mësuesja kishte frikë të na nxirrte jashtë. Vjen urdhri dhe që të gjithë nxënësit e godinës së parë të dilnin jashtë, pasi erdhi ishte mbytëse.

Duke dalë jashtë ngaqë ishim shumë veta.... Ishte erë mbytëse, më shumë kisha dhimbje fyti. Në klasë ishim në orë mësimi, përballë klasës që ndodhi ajo, por nuk dëgjuam zhurmë, vetëm kur hapa derën dhe erdhi direkt. Pavarësisht se mbyllën derën dhe dritaren erdhi era. Në klasë ishin 30 veta. Në klasën që ishte përballë doli jashtë nga era, ne dolëm më vonë. Thjeshtë mund të ketë ndonjë gjë brenda" tha ajo.  

Ora 15:43
Nxënësit në spital, mjeku: Panik! S'di si t'ia vë emrin, s'kemi gjetur gjë, presim analizat (VIDEO)

Mjeku reanimator në spitalin e Fierit Kliti Gjerazi u shpreh për mediat se gjithsej të shtruar në spital për mjekim janë 10, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës. Ai e përjashtoi pistën e helmimit duke dyshuar te virozat e stinës, megjithatë fjalën e fundit do ta thonë analizat që pritet që të dalin.  Mjeku theksoi se ishte atak i tipit të panikut dhe shqetësim që nuk di nga t'ia vë emrin.

"Urgjenca ka reaguar shpejt, nxënësit janë shtruar, është ngritur një grup pune. Pasi i kemi vizituar. Ankesat ishin të sferës respiratore, "nuk marrim frymë, kemi aromë të keqe, provokonin të vjella, por nuk kanë vjellë'. Unë nuk isha prezent dhe për këtë arsye e pyesim të sëmurin se cfarë ka ndodhur dhe ata japin variante të ndryshme. Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën se kemi edhe arsimtare dhe sanitaren, se ishte aromë e keqe që na bezdisi fytin si erë pesticide, dicka kimike, që nuk e përcaktojmë dot ne sepse kur del në ajër shpërbëhet. Helmim? Helmimi ka disa kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim, apo lëndë të përbashkët që të kenë helmim masiv.

Nuk kishte parametra të prishur, oksigjenimi ishte normal. Ishin shtatë nxënës, sanitare dhe arsimtare, gjithsej 10 veta. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta se janë viroza stinore. Nga grafia kishin shqetësime pulmonare. Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, se u janë marrë analizat e gjakut dhe biokimike. Deri tani nuk kemi gjetur asgjë. Ankesa kryesor e mbytjes rrëzohet, më shumë ishte atak i tipit të panikut dhe shqetësim që nuk di nga t'ia vë emrin. Nëse nuk do të kenë shqetësim do të largohen. Nxënësit nuk referojnë se kanë ngrënë bashkë apo pirë bashkë, thjeshtë se ishte një aromë e keqe ose dicka e formës areogene, tani nuk jemi në luftë kimike..." tha ai.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 28/02/2020 16:13

    Mjek matrapaz,shihet qarte se femijet jane helmuar.Autoritet policise le te kyqen ne kete ngjarje.Kemi shume armiq te mhjyrave te ndryshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim