Këto fakte i pohon edhe Liljana Hysaj e shton se synohet mbrotja e punëmarrësve, sigurinë dhe shëndetin në punë. Sipas saj vetëm për ketë periudhë që flasim ka patur katër raste të rënda ku dy prej tyre kanë gjetur vdekjen.
“Për moszbatimin e rregullave të sigurimit teknik nga punëmarrësi dhe punëdhënësi, si dhe i aksidenteve në punë të ndodhura në rrethin e Fierit, prej të cilave dy me vdekje, janë sanksionuar me gjobë, 8 subjekte. Janë konstatuar 38 punëmarrës të punësuar nga subjektet me licensë, dhe në subjektet pa licensë nga 68 subjekte janë konstatuar 148 punonjës ilegalë.” tha Hysaj
Ky intitucion ka inspektuar 10.042 punëmarrës midis tyre 2745 femra duke konstatuar shkelje ligjore dhe janë vendosur gjoba ndaj 8 subjekteve punëdhënësve me vlerë 3.650.000 lekë.
Kryesisht gjobat janë vendosur në kompanitë e prodhimit, shërbimit në naftë dhe OSHEE.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)