Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale si: Trafikimit dhe mbajtjes së drogës, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe vjedhjes.

Konkretisht, në pranga ka rënë: Ardit Hyka, 25 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Milano Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti për kryerjen e veprave penale “Shkelje e ligjit për drogën në bashkëpunim” dhe “Mbajtje e paligjshme droge në bashkëpunim”, Maksimumi i dënimit  ndaj tij është me 20 vite burgim.
 
Gjithashtu, nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Patos është bërë kapja dhe ndalimi Erigest Sulaj, 24 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj e 23 ditë burg  për veprën penale "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjesit të policisë" dhe "Kundërshtim të punonjësit të policisë".
 
Ndërkohë, Eduart Caushaj, 28 vjeç është kapur pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar  5 muaj e 25 ditë burg  për Veprën Penale të "Vjedhjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)