Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 42 vjeçar, pasi theu arrestin e shtëpisë.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë  kapur dhe ndaluar shtetasin Mario Cukaj, 42 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, 42- vjeçari ishte në masë sigurie, për veprën penale, falsifikim i dokumentave. 

 “Ky shtetas ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale  "Falsifikim i monedhave", por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.  Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin Mario Cukaj”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.