Fier-Policia ndalon 34 vjeçarin me inicialet E.Xh., pasi ishte shpallur në kërkim për "Shfrytëzim prostitucioni". E.Xh.,. kishte shfrytëzuar për prostitucion 30 vjeçaren D.M., banuese në qytetin e Fierit.

Gjykata e rrethit Fier kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg". Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-E.Xh., 34 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën "Arrest me burg" për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com