Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Mitat Stani, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pasi i janë gjetur në banesë 67.7 kg kanabis.

Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Në datën 06 Tetor 2017, në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe sekuestrua 67.7 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

d.c./shqiptarja.com