Kujdesi ynë ndaj rasteve të shtuara të njerëzve që enden rrugëve pa adresë duke kërkuar lëmoshë apo një strehë për të futur kokën fillon aty ku edhe përfundon. Një keqardhje momenti dhe me pas ne vijojmë rrugën të zhytur në indiferentizmin tonë drejt shtëpisë ku na pret familja dhe një drekë apo një darkë.
Por çfarë ndodh me këto qënie të braktisura dhe të harruara? Në rastin më të mirë gjejnë pakëz lumturi në rrugët e pashpresa, por shpesh ikin nga kjo botë ashtu siç jetuan në të, pa lënë shenjë. I tillë është edhe rasti i Drita Miles.
Ajo është gjetur e vdekur mbrapa Spitalit Rajonal të Fierit pas një jete të gjatë në endje nëpër rrugë të rastësishme për të. Gruaja nuk kishte të afërm apo një çati ku të kalonte netët apo të gdhinte mëngjeset. Adresa e fundit e saj mbetën disa kosha plehrash që kalimtarë të rastit lokalizuan.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com