Fier- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur orët e para të pasdites së sotme (17 janar), në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë së Policisë.
Drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë, i Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit Fier, ka mbetur i dëmtuar rëndë teksa ka qenë duke ndërruar gomën.
Nga presioni, goma ka plasur, duke dëmtuar drejtuesin Ismet Cjapi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij po monitorohet me kujdes, pasi ka dëmtime serioze në trup.