FIER-Policia e Fierit ka parandaluar mëngjesin e sotëm një ngjarje të rëndë kriminale, pasi një 26-vjeçar ka kanosur me armë dy persona.

26-vjeçari për motive të dobëta është konfiktuar me B.K 50 vjeç dhe P.K 38 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran.

Policia ka mundur të arrestojë në kohë 26-vjeçarin, por gjithashtu i është sekuestruar arma e zjarrit tip pushkë 63 dhe një krehër me 20 fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Kanosja''. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com