FIER- Arrestohet në flagrancë autori, i cili u konfliktua dje me punonjësit në zyrat e OSHEE. Pas një sherri ditën e djeshme me punonjësit e OSHEE, sot është bërë mundur kapja dhe arrestimi i:
Sokol Gjika, 44 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij personi u bë, pasi ka kundërshtuar dhe kanosur gjatë ushtrimit të detyrës M.H, 53 vjeç, banues në Roskovec, me detyrë punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në objektin e zyrave të Drejtorisë Rajonale OSHEE.
Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e Sokol Gjikës, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".