Në Fier viti i ri shkollor ka nisur në 84 institucione arsimore publike dhe 13 private. Shkelqim Allkaj, drejtor i drejtorisë arsimore raporton për 3830 nxënës në arsimin bazë dhe 5500 nxënës më arsimin e mesëm. Ndërsa arsimi profesional rezultojne 1100 nxënës. 

Prefekti i Fierit, Xhavit Bushaj premton se për shkollat problematike do të fillojë rikonstruksioni sa më parë brenda këtij viti, ndërsa për shkollën profesionale e cila ishte menduar të fillonte këtë vit, por kjo nuk është realizuar për shkak të mungesës së bazës materiale. Nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë mësim në shkollën “Janaq Klicia”. Sipas përfaqësuesve të drejtorise arsimore kjo situatë do të zgjasë vetëm një muaj. 

Edhe Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj në këtë vit të ri shkollor ka uruar nxënësit e qarkut Fier duke u premtuar se do të jetë afër problemeve të tyre.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)