Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi kreu veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”.
Sot ai do të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij, ku rasti është denoncuar nga vetë nxënëse e kësaj shkolle.
Pas telefonatës së mbërritur në polici, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin. Ai është shoqëruar në ambientet e policisë, ku është marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Xhaferi pritet të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja përfaqësohet nga prokurori Skerdi Sinanaj.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento