FIER- Grabitjet për skrap janë kthyer në një fenomen shqetësues për shumë banorë në rrethin e Fierit. Madje, tregtarët e skrapit nuk kanë kursyer as urat kryesore që lidhin qytetin e Fierit me atë të Vlorës.
 
Ura është zhveshur në një sipërfaqe të konsiderueshme të saj nga hekurishtet mbajtëse të urës. Dëmtimi i urës ka krijuar jo vetëm një imazh negative, por përbën edhe një rrezik serioz për udhëtarët që qarkullojnë me automjetet e tyre në urën që kalon mbi lumin Vjosë.
 
Ndërkohë, drejtoria e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve për jugun e vendit mban një qëndrim krejt indiferent, përballë kësaj situate që po çon drejt shkatërrimit urën nacionale të ndërtuar që në vitin 1985.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)