Fier, lejuan ndërtim në pronë shtet
kapen pronari e ish-zyrtarët e ZRPP

Dy ish-zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier kanë rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me një biznesmen, kanë ndërtuar në tokë shtet një pikë turistike.
 
Sipas policisë së Fierit, ish-punonjësi i Hipotekës  Bledar Koçiu 36-vjeç ka lejuar ndërtimin në Ardenicë, nga Aben Lushi 51-vjeç, pronar i Pikës Turistike, ndërkohë që është shpallur në kërkim juristi i Z.R.P.P. Lushnjë me iniciale S.K 52-vjeç.
 
Koçiu dhe Lushi në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është shpallur në kërkim, kanë lejuar dhe ndërtuar në një sipërfaqe prej 6300 metra katror, ndërtim të cilin ish-zyrtari e ka pajisur me certifikatë pronësie.

Ja njoftimi i policisë Fier!
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "PRONA".
Operacion me metoda speciale të hetimit nga Krimi Ekonomik e Financiar dhe Prokuroria Lushnje.
Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokuronë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pas një hetimi dy mujor të kryer me metoda speciale hetimi, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "PRONA".
Në përfundim të tij Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, dha masat e sigurisë arrest në burg  për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“,  “Shpërdorimi i detyrës“, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumentave“, të parashikuar nga Nenet 259, 248, 245/1 dhe 186/3 të Kodit Penal ndaj shtetasve:  
Bledar Koçiu, 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, me detyrë ish rregjistrues i Z.V.R.P.P Lushnje.
Aben Lushi, 51 vjeç, banues në Kolonje, Lushnje, pronar i pikës turistike Ardenicë.
Shtetasit E.Rr., 32 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë ish-hartograf pranë Z.V.R.P.P Lushnje, u dha masë sigurie "Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
U bë shpallja në kërkim e shtetasit S.K, 52 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë jurist pranë Z.V.R.P.P Lushnje.
 
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me siperfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike, shtetasit Arben Lushi duke e pajisur me çertifikatë pronësie.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional