Një aksident i rendë është shënuar në aksin Levan -Fier mesditën e kësaj të premte, ku një autobus me nxënës shkolle nga zonat përreth është përplasur me një furgon mallrash. 

Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Ylli Gjata, 60 vjeç ndërsa janë plagosur me fraktura 4 nxënës. 

Në autobus udhëtonin 30 nxënës, ndërsa nga hetimet parakrake shkak i aksidentit rezulton lagështira në rrugë dhe manovra e gabuar e drejtuesve të mjeteve në frenim.

Përplasja ka qenë ballore ndërmjet dy mjeteve, çka ka shkaktuar dhe daljen nga rruga të autobuzit.

Aktualisht 4 nxënësit e dëmtuar janë në spitalin e Fierit dhe po marrin ndihmën mjekësore. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërkohë që burime bëjnë me dije se nxënësit po ktheheshin nga një eskursion.

aksidenti fier

aksidenti fier

aksidenti fier

aksident fier

aksident fier

aksident fier