Fier/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme në lokalin e paregjistruar, arrestohet pronari (EMRI)

Fier/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme në lokalin e paregjistruar, arrestohet pronari (EMRI)

Foto ilustruese

Fier-Një 36 vjeçar në Fier është vendosur në pranga pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, në lokalin e tij të paregjistruar në organet tatimore. Burri është identifikuar si Marjus Muhaj.

Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan 2 celularë që përdoreshin për lojërat e fatit dhe foto të biletave të basteve sportive.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u vu në pranga shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive.        

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas, nuk e kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e tij, dhe fshihte të ardhurat që përfitonte", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë