Rreth orës 01.00 duke u gdhirë dita e sotme 25 vjeçari fierak Marius Hatija, ka qenë duke drejtuar makinën me targa AA 143 GG, kur ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me parmakët e urës ka rënë nga një lartësi mbi 8 metra në lumin e Semanit.
I riu udhëtonte i vetëm, dhe po kthehej për në banesën e tij në lagjen Mbrostar. Disa dëshmitarë kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë.
Është dashur një mjet tip vinç, për të ngritur lart mjetin mbi urë dhe me pas 25 vjeçari është nxjerrë nga makina me vështirësi. Nga hetimet e para mendohet se i riu gjeti vdekjen nga përplasja e fortë me parmakët e urës.
Viktima është çuar në morgun e qytetit dhe pas ekspertizës mjeko ligjore është tërhequr nga familjaret. Ende nga policia nuk është nxjerrë zyrtarisht shkaku i këtij aksidenti të rëndë ku humbi jetën Marius Hatija. Pista e parë e hetimit është humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
(Foto: Makina e aksidentuar)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)