FIER -  Një aksident me 3 persona të plagosur ka ndodhur në aksin Lushnje - Fier pranë fshatit Vajkan ditën e sotme(16.02.2014).

Në makinën tip Benz me targa Tr 3757 I ku udhëtonin 3 persona, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Kurse dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se njëri prej të plagosurve jashtë rrezikut për jetën është edhe djali 12-vjeçar i drejtuesit.

Makina ku ndodheshin 3 personat po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


(v.gj/shqiptarja.com)