Shoferit i bie infarkt, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy persona në Marinëz të Fierit! Viktimat, roje të një subjekti privat

FIER- Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Marinëz të Fierit. Viktimat janë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj, ndërsa dyshohet se drejtuesi i automjetit pësoi atak kardiak, gjë që shkaktoi edhe aksidentin tragjik.

Automjeti me të cilin ata udhëtonin, tip "Nisan", doli nga rruga dhe përfundoi  në një kanal të thellë, të mbushur me ujë, ndërsa dyshohet se dy personat janë mbytur.

Dyshohet se viktimat janë roje të një subjekti privat në zonë. Për nxjerrjen e automjetit nga kanali u desh ndërhyrja me vinç, ndërsa trupat e viktimave u dërguan në morg.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ky aksident në Fier e ka bërë edhe më tragjik bilancin e viktimave këtë të diel në vend, ku vetëm disa minuta më parë 3 persona humbën jetën pasi u mbytën në det. Dy pushues nga Maqedonia e Veriut u mbytën në plazhin e Spillesë, për shkak të dallgëve, ndërsa në Velipojë ndërroi jetë një 59-vjeçar nga Kosova.

1629634277_FIER2.jpg

1629636188_makin.jpeg

Foto nga vendi i ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:11
Aksidenti tragjik në Fier, zbardhen emrat e viktimave

1629641544_9007ac1bad7e4b81a1498352205c3762.jpg

Repor Tv ka zbardhur emrat e dy viktimave që kanë humbur jetën ditën e sotme si pasojë e aksidentit tragjik në Fier. Report Tv mëson se ka ndërruar jetë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj, roje të një subjekti privat.

Ora 15:19
Pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Fier, makina përfundon në kanal pasi shoferit i ra infarkt

Këto janë pamjet e makinës që përfundoi në një kanal në Marinëz të Fierit, pasi shoferit i ra infarkt e për pasojë mbeti i vdekur edhe pasagjeri që ishte në mjet, të dy roje të një kompanie private. Siç shihet nga pamjet makina është fundosur krejtësisht në kanalin e ujit vaditës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrastari: 22/08/2021 12:41

    Rojet e naftës janë vrarë o pushtet i kujt je …???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar