E diel tragjike, mbyten në det 3 pushues! 2 të moshuar nga Maqedonia e Veriut humbin 'betejën' me dallgët në Spille! Në Velipojë mbytet polici 59-vjeçar nga Kosova

Kishin ardhur për pushime në Shqipëri, por kjo e diel ka rezultuar tragjike për dy pushues nga Maqedonia e Veriut dhe një tjetër nga Kosova. Në plazhin e Spillesë në Kavajë dallgët i morën jetën dy pushuesve nga Maqedonia e Veriut, të identifikuar si Cvetko Mitanovsi 78 vjeç dhe Mirko Miçevski 79 vjeç. Të moshuarit, ndonëse nuk dinin not, u futën në det për t'u larë, por për shkak të detit të trazuar, nuk mundën të dilnin dot në breg.

Agust Hoxha, Instruktor i Federatës së Vrojtuesve, në një lidhje telefonike për 'Report Tv", tha se dy të moshuarit ishin futur për t'u larë në një plazh publik, pa vrojtues. Megjithatë, vrojtuesit e subjekteve private i shkuan në ndihmë, duke i nxjerrë në breg dhe më pa si dhanë ndihmën e parë, por dy pushuesit nuk arritën të mbijetonin.

Ndërkohë, më herët, një pushues nga Kosova humbi jetën në plazhin e Velipojës. 59-vjeçari Hasan Hysenaj u fut në det për t'u larë, por nuk doli i gjallë nga uji. Nuk dihet nëse ai ka pësuar ndonjë komplikacion shëndetësor teksa ishte në ujë, apo nëse është mbytur për shkak të detit të trazuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

Bilanci i pushuesve që kanë humbur jetën në det, fatkeqësisht edhe këtë sezon veror ka qenë tragjik. Kujtojmë se një ngjarje tjetër tragjike u regjistrua disa ditë më parë edhe në plazhin e Gjirit të Lalzit, ku u mbyt 22-vjeçari Arjan Sallahu. I riu u mbyt më 17 gusht, ndërsa trupi i tij u gjet 2 ditë më pas.

Shpesh, shkak për rastet fatale, në bregdete është bërë edhe mungesa e rojeve bregdetare. Prej javësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, mirëpo ky denoncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët. Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë fatale.

 Foto nga vendi i ngjarjes në Spille

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Humbi jetën në det teksa po pushonte në Velipojë, ja kush është polici nga Kosova

Një bilanc tragjik është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, ku si pasojë e mbytjes në det kanë humbur jetën 3 pushues, njëri prej të cilëve ishte edhe polici 59-vjeçar nga Kosova, Hasan Hysenajn.

Përmes një postimi në rrjetin social Facevook, Komuna Shtime i ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të punës për ikjen e parakohshme të policit.

“Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!”, shkruhet në postim.

Ora 13:25
Instruktori i Federatës së Vrojtuesve për 'Report Tv': 2 pushuesit nga Maqedonia e Veriut ishin në plazh publik pa roje bregdetare, iu dha ndihma e parë, por s'mundën të mbijetonin

Instruktori i Federatës së Vrojtuesve, Agust Hoxha, në një lidhje telefonike për 'Report Tv' ka dhënë të tjera detaje nga rrethanat se si ndodhi ngjarja e rëndë në plazhin e Spillesë, ku humbën jetën 2 pushues nga Maqedonia e Veriut. Hoxha tha se të moshuarit ishin futur për t'u larë në një plazh publik pa roje bregdetare, por megjithatë rojet e subjekteve private në zonë i kishin shkuar në ndihmë pasi i kishin parë duke u mbytur në det. Ata u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë, por nuk mund të mbijetonin.

"Dy pushuesit nga Maqedonia e Veriut që u mbytën në Spille kanë qenë në një plazh publik që nuk ruhen nga vrojtues. Vrojtuesit në zonë që i panë i erdhën në ndihmë dhe i nxorën në breg dhe i dhanë ndihmën e parë, por nuk ishte e mundur të shpëtoheshin", tha ai.

Hoxha pati dhe një thirrje për të gjithë pushuesit duke i kërkuar që të respektojnë rregullat e vrojtuesve në plazhe dhe të dëgjojnë këshillat e tyre, pasi deti është i rrezikshëm.

"Edhe pushuesit janë neglizhentë nuk respektojnë rregullat e vrojtuesve, nuk lexojnë tabelat, kalojnë dhe ndarëset në det që nuk duhet t'i kalojnë, shkojnë më shumë se 150 metra distancë nga bregu. Vrojtuesit përballen shpesh me raste të tilla pushuesit  nuk respektojnë rregullat dhe nuk dëgjojnë se çfarë i themi. Pas konsumimit të ushqimit nuk duhet të futesh në ujë para 40 minutash sepse mund të pasojë atak kardiak. Deti është i rrezikshëm", u shpreh ai.

Ora 12:08
U mbytën në det, pushuesit nga Maqedonia e Veriut nuk dinin not, vrojtuesit e plazheve private që patrullonin në zonë nuk i panë për shkak të dallgëve të larta

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku u mbytën në det dy pushues nga Maqedonia e Veriut. Bëhet me dije se dy pushuesit nuk dinin not, ndërsa plazhi ku ata u futën për t'u larë ishte plazh publik, pa roje bregdetare. Megjithatë, vrojtuesit e plazheve private i erdhën në ndihmë dhe i nxorën në breg duke i dhënë dhe ndihmën e parë, por të moshuarit nuk mundën të mbijetonin. Ata u panë me vonesë nga vrojtuesit, për shkak të dallgëve të larta, që i morën edhe jetën.

Ora 12:01
Mbytet një pushues në plazhin e Velipojës

Një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të dielë, pas mbytjes së dy personave në Spille.

Policia njofton se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi Hasan Hysenaj rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/08/2021 00:03

    Jam dakord,kur s'di not,nuk duhet te shkosh thelle,maksimumi deri aty ku kembet te mbeshteten plotesisht ne tabanin e detit,po te ecesh ne uje;problemi i dyte jane mungesa e rojeve,ose pamjaftueshmeria e tyre;problemi i trete eshte qe njerezit para se te shkojne ne pushime nuk konsultohen me mjekun,nuk marrin udhezime.Disa kane probleme me tensionin e zemren ,qe d.m.th.po qendrove ne Diell shume dhe po u fute direkt ne det,eshte me pasoja te renda;te tjeret pasi jane djegur tere diten,ne kulmin e vapes kujtohen te freskohen ne det,duke i shkaktuar trupit shok,ketyre u duhen shtuar,mosha,futja ne uje me barkun bosh,ose pas nje ushqimi te rende e te shumte,ose pasi ke pire alkool.Problemi i katert eshte qe shteti nuk ve tabela ne plazhe,pavaresisht te qenurit publike, o private,qe larja ne det ndalohet per te gjithe, kur ka dallge te medha dhe ere te forte,nuk ben njoftim as ne TV dhe as ne radiot lokale per kete gje.Edhe kur e ben,e ben vetem per tragetet dhe peshkarexhat.

    Përgjigju
  • denis: 22/08/2021 11:39

    Shumica e ketyre qe mbyten jane kosovar apo shqipetar te Maqedonise, nuk e kuptoj kur nuk dine not perse nuk lahen ne breg....

    Përgjigju
  • Scutari: 22/08/2021 10:02

    Edhe një kosovar sapo u mbyt në Velipojë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës