Pasditen e sotme rreth orës 15:15 në aksin Strum-Suk, pranë fshatit Suk, një mjet tip “Benz” me targa FR 4741 D e drejtuar nga 21 vjeçari Nikolin S. ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë fëmijë ishte duke kaluar rrugën në momentin ku është goditur nga mjeti i drejtuar nga 21 vjeçari.
 
Policia ka shoqëruar 21-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Informacion paraprak
Në datën 29.09.2017, rreth orës 15:15, në aksin rrugor Strum-Suk, në fshatin Suk, mjeti tip "Benz" me targa FR 4741 D me drejtues shtetasin Nikolin S., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, ka goditur një fëmijë të mitur 3 vjeç i cili ishte duke kaluar rrugën.
 
I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë.
 
Shtetasi Nikolin S. është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

fier spital

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com