FIER-Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA320RX është përfshirë nga flakët në lëvizje në vendin e quajtur rrethrrotullimi te ish-parku në aksin rrugor drejt Patosit. Makina në momentin që mori flakë po drejtohej nga Adriatik Agaj nga Vlora, por ai u shpreh se nuk ishte e tij, por e një të afërmi. Shoferi ka dalë me shpejtësi, ndërsa raportohet se nuk ka pësuar lëndime.
Sapo pashë flakën nga mbrapa mjetit në ecje, ndalova dhe dola me shpejtësi
Shoferi i makinës Adriatik Agaj
Pas njoftimit mbërritën me shpejtësi zjarrfikësja dhe policia, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt teknik, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera, ndërsa vijojnë hetimet.