Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)

Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)

Foto ilustruese

Fier- Policia ka prangosur 4 persona gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, të akuzuar për krimet e mashtrimit, përndjekjes, vjedhjes dhe drejtim mjeti pa patentë, teksa një prej tyre ishte i dënuar me 4 muaj burg dhe tjetri me masë arresti për paraburgim.

Gjithashtu një person u shpall në kërkim pasi i kishte hapur llogari false në rrjetet sociale një shtetaseje me qëllime kriminale dhe e kanoste, dhe një tjetër u mor nën hetim për shkaktim aksidenti.

Agjentët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan sot (20 Dhjetor) Eleni Priftin, banuese në Fier, pasi ndaj saj Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale "mashtrimi".  Komisariati i vuri prangat edhe 69-vjeçarit Namik Maskaj, i akuzuar për veprën penale të përndjekjes së një gruaje.

Në Divjakë u kapën dhe ndaluan të kërkuarin Aleksandër Korbi, 23 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale "vjedhje".

Gjithashtu u godit edhe një rast i krimit kibernetik, teksa u shpall në kërkim Andrea Dallo, 24 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat dhe fotot e një shtetaseje, duke e kanosur atë nëpërmjet kësaj llogarie. 

Policia njoftoi se arrestoi të dyshuarin E. P., 43 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, teksa procedoi penalisht M. T., 29 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. Sh., 58 vjeç, ku ky i fundit është dëmtuar lehtë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj