Policia bën me dije se në pranga ka rënë 35-vjeçari Altin Hasa, banues në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi duke qënë me detyrë agjent i një kompanie sigurimi në Tiranë, ka lëshuar siguracionin për mjetin tip Volkswagen me targa AA 478 KA, dhe nuk ka bërë deklarimin duke mos e hedhur në sistem.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Mashtrimi", "Korrupsioni pasiv në sektorin privat" dhe "Fshehja e të ardhurave" parashikuar nga Nenet 143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com