Fier, masivi pyjor i Kreshpanit vijon të shkrumbohet! Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA shkon në terren

Fier, masivi pyjor i Kreshpanit vijon të shkrumbohet! Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA shkon në terren

Kreshpan i Fierit, 26 korrik 2023

1690373713_jess.JPG

Edhe në mesditë masivi pyjor i Kreshpanit në Fieri vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Major Arben Kingji, ka zbritur në terren, ku ende një vatër zjarri vijon të jetë aktive, për të monitoruar nga afër situatën.

Që në orët e para të mëngjesit flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë te favorizuara edhe nga era, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve janë të angazhuar 8 mjete zjarrfikëse

100 efektivë të forcave të armatosura por është ndërhyrë edhe me helikopter nga ajri. Ne harkun kohor të 6 ditëve , në terren për të monitoruar nga afër situatën kanë zbritur Ministri i Brendshem Taulant Balla, Drejtori i Emergjencave civile Haki Cako dhe Shefi i Shtabit te Përgjithshem Arben Kingji.


Lajmi kryesor:

Situata nga zjarret në vend, 5 vatra aktive! Policia: Nga 1 korriku 17 zjarre të qëllimshme, 1 i arrestuar e 13 nën hetim


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim