Në të gjithë territorin e vendit janë 5 vatra aktive zjarrit dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Coguar.
Masivet pyjorë të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier, vijojnë edhe kësaj të mërkure që të jenë nën pushtetin e flakëve. Në zonë ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie dhe në ndihmë të tyre është edhe helikopteri Cougar.
Ndërkohë sipas policisë nga 1 korriku deri më datën 25 korrik janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka pasur dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe kullosore.
Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.
Kujtojmë se ditën e djeshme në fshatin Kraps në Fier u dogjën dy banesa të pabanueshme si dhe jë dhomë që përdorej si kuzhinë.
Vendi ynë është përballur ditët e fundit me disa vatra zjarri të cilat ishin të favorizuara nga era dhe nga temperaturat e larta.
Sipas policisë mësohet se nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka pasur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.
Në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë që të intensifikojnë veprimet parandaluese, zbuluese dhe ndëshkuese. Të bashkëpunohet me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota. Gjithashtu, të mbështeten emergjencat civile, me forca policore, si dhe të bashkëpunohet me të gjitha strukturat, për parandalimin e rasteve të tilla.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata shtetas që me dashje apo nga pakujdesia djegin pyjet, sipërfaqet kullosore apo pronat private.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH.
‘Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit.
Është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH.
Ndërkohë po vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos.
Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë.
E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve.
Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës. Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë.’- njofton ministria e Mbrojtjes.
Zjarri në masivin pyjor të Kreshpanit në Fier është një ndër 5 vatrat e zjarrit që më problematike që vijojnë të jenë aktive në vend
Nga pamjet e siguruara në Report TV dëmet janë të mëdha dhe dhjetra drurë dhe sipërfaqe të tëra që janë shkrumbuar dhe të tjera që vijojnë të digjen.
Që në orët e para të mëngjesit flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë te favorizuara edhe nga era, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve janë të angazhuar 8 mjete zjarrfikëse
100 efektivë të forcave të armatosura por është ndërhyre edhe me helikopter nga ajri.
Edhe në mesditë masivi pyjor i Kreshpanit në Fieri vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Major Arben Kingji, ka zbritur në terren, ku ende një vatër zjarri vijon të jetë aktive, për të monitoruar nga afër situatën.
Që në orët e para të mëngjesit flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë te favorizuara edhe nga era, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve janë të angazhuar 8 mjete zjarrfikëse
100 efektivë të forcave të armatosura por është ndërhyrë edhe me helikopter nga ajri. Ne harkun kohor të 6 ditëve , në terren për të monitoruar nga afër situatën kanë zbritur Ministri i Brendshem Taulant Balla, Drejtori i Emergjencave civile Haki Cako dhe Shefi i Shtabit te Përgjithshem Arben Kingji.
Ministri Peleshi ka dhënë bilancin e fundit për situatën nga zjarret në vend.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.
Peleshi thotë se po punohet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull.
Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.
Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.
Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.
Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës."- thotë Peleshi.
Një zjarr sapo është ndezur ne fshatin Hekal te Mallakastrës. Është një zone kodrinore e këtij fshati te mbjella me ullinj Ne vende ngjarje efektivat zjarrfikës te bashkisë Mallakastër për te fikur zjarrin
Ditën e djeshme dhe sot teksa zjarrfikësit dh emergjencat civile ishin në ‘luftë’ për të shuar flakët, në pyllin e Peshtanit në Fier janë dëgjuar krisma armësh.