5 hektarë mbetje urbane në Fier, ankohen banorët

Fusha e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier është kthyer në një shqetësim shumë serioz për banorët e zonës përreth. Dikur kjo fushë grumbullonte vetëm mbetjet e Fierit, por sot mbledh edhe të ato të nëntë njësive administrative të këtij qyteti. E shtrirë në një sipërfaqe prej afro pesë hektarësh fusha ndodhet vetëm tre kilometra larg qendrës së qytetit dhe vetem pesëdhjetë metra nga banesat e lagjes “Sheq i Madh”.

Tonelata mbetjesh janë hedhur për të eleminuar përhapjen e ndotjes në ajër dhe tokë, por rreziku vazhdon të jetë prezent cdo ditë e më shumë duke e sjellë si një nevojë të domosdoshme dhe të menjëhershme zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi jetik.

Përvec ndotjes, mbetetjet e hedhura dhe të akumuluara prej afro tre dekadash të cilat kanë tejkaluar çdo limit, sot kanë arritur lartësinë e 12 metrave. Pamjet e marra nga REPORT TV në këtë fushë tregojnë qartë situatën kaotike,situatë që e shpreh dhe përgjëgjësi i saj Viktor Goga.

Ndërkohë, në fshatin Verri të Njësisë Mbrostar janë duke u kryer punimet për ndërtimin e vaskave të trajtimit të mbetjeve dhe landifillit, që bashkë me ndërtimin e impiantit të përpunimit të tyre pritet t'i japin zgjidhjen përfundimtare kësaj problematike 30 vjeçare.  Por asgjë nuk e garanton se sa kohë duhet për t’u aktivizuar kjo bombë ekologjike nëse vazhdon ende gjatë kjo praktike pune. 

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot