Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Çerven. Mësohet se një automjet tip "Mercedes" me traga FR 0790P është përplasur me një motor me targa greke, ku ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, F.T, 24 vjeç. "Mercedesi" ka përfunduar në kanal, e ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit, i identifikuar si K.Z është larguar nga vendi i ngjarjes. Por pas disa orëve në arrati, 68 vjeçari me inicialet K.Z është vënë në prangat e policisë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë pasditen e sotme janë shënuar pasditen e sotme në të gjithë vendin.

Në Milot një tjetër mjet tip Benz është përplasur me trafik ndarësen dhe si pasojë janë plagosur rëndë një çift bashkëshortësh të cilët janë në gjendje kritike për jetën.