Fier/ Merr flakë 'Audi' me benzinë e gaz, dëmtohen dhe dy makina të parkuara! Shpëton mrekullisht shoferi, panik te qytetarët (VIDEO)

FIER- Një makinë tip "Audi" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtunë në lagjen "Apolonia" në Fier, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Shoferi i makinës ka arritur të kuptonte në kohë që diçka nuk shkonte dhe ka dalë me shpejtësi. Makina është me benzinë- gaz, teksa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve.

Siç shihet në videon e Report Tv, mjeti ka marrë dëmtime të shumta në pjesën e përparme, por janë dëmtuar edhe dy mjete të parkuara aty pranë.

Njoftimi i plotë i policisë
Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia", Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip "Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qën të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip "Audi".

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

1596917763_makina.jpg

Foto nga vendngjarja

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë