Fier, Meta: Të rikthejmë dialogun
politik për zgjedhje me standarde

Fier, Meta: Të rikthejmë dialogun<br />politik për zgjedhje me standarde
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në trajnimin informues me të rinjtë në Fier mbi procesin e integrimit evropian.  

Kreu i Kuvendit iu referua edhe situatës politike në vend duke theksuar se duhet të rikthehet menjëherë dialogu politik, për të zhvilluar zgjedhje me standarde. 

Sipas tij, konflikti politik po kthehet në një pengesë serioze për reformat dhe procesin e integrimit në BE. 

"Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane. 

Kriza politike na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera. Reformat, jetike jo vetëm për integrimin dhe për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend. Integrim evropian do të thotë nivel evropian të komunikimit në politikë. 

Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit"
, u shpreh Meta. 

Kreu i Kuvendit: Zgjedhjet më 18 qershor
Për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, zgjedhjet parlamentare do mbahen në datën e dekretuar nga kryetari i shtetit, më 18 qershor. 

"Në 18 qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore", ka thënë Meta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja