Fier/ Po ktheheshin nga mbrëmja, mjeti del nga rruga, plagoset maturantja

Fier/ Po ktheheshin nga mbrëmja, mjeti del nga rruga, plagoset maturantja

Foto Ilustruese

FIER- Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugën Fier-Daullas. Disa maturantë kanë qenë duke u kthyer nga një aktivitet, mbrëmje të maturës, kur mjeti në të cilin ata ndodheshin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mjetin tip "Benz” me drejtues K.B, 19 vjeç, banues në Fier.  

Në mjetin tip “Volkswagen”, ishin duke udhëtuar tre të rinj nxënës, të cilët pas mbarimit të festës së mbrëmjes së maturës, janë nisur për në shtëpitë e tyre. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por nga përplasja është plagosur një vajzë S.H, 18 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur nè vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat