Dy të rinj fierak u arrestuan ditën e sotme nga policia pasi dhunuan një emigrant nga Pakistani dhe i vodhën eurot që ai kishte me vete.

Nazo Sulaj 21 vjeç dhe Elvis Çobo 26 vjeç nga Mallakastra dhe Fierit, e morën emigrantin në automjetin e tyre në qytetin e Gjirokastrës, dhe prej aty i premtuan se do e çonin deri në Shkodër, në mënyrë që të kalonte ilegalisht kufirin për në mal të Zi.

Por dy të rinjtë, përfunduan duke e dhunuar, i morën eurot dhe e zbritën emigrantin në rrugë në Fier. nga dëmtimet e marra pakistanezi iu drejtua spitalit të Fierit ku tregoi gjithçka dhe në pak orë policia identifikoi dhe arrestoi 2 autorët e dyshuar, të cilëve iu sekuestruan eurot që i morën emigrantit, 2 celularë dhe automjetin me të cilin e transportuan.