Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona

Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona

Prokuroria e Fierit

Fier-Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 persona të akuzuar për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Bëhet fjalë për personat me iniciale A. L., E. L. dhe F. S.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se nga hetimet u provua se të pandehurit kanë kryer veprime që kanë shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit, që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore dhe kanë shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lek

Nga hetimet rezulton që prej vitit 2014 ka të dhëna për vendosjen e gjobës për depozitimin e materialeve inerte (zhavorr lumi) pa dokumentacion justifikues në katjerin e të pandehurit A.L, duke dëshmuar kështu për kohëzgjatjen e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm që arrihet të dokumentohet edhe në rastet objekt i këtij gjykimi dhe duke i sjellë kështu për përkeqësimin e rëndë të habitateve që ndodhet brenda zonës së mbrojtur. Nga veprimet e kryera është shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lekë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time