Fier, naftëtarët protestë para Prefekturës për statusin: Ligji s'po zbatohet, të ndërhyjë kryeministri (VIDEO)

Mbi 50 ish-naftëtarë, sot pensionistë dhe aktivë, janë mbledhur sot para Prefekturës së Fierit në shenjë proteste. Qëllimi i kësaj proteste ishte sensibiilizimi i qeverisë për mos zbatimin e statusit për ata që e kanë marrë kartonin dhe atyre që presin ta marrin. Keta të fundit ankohen se nuk kanë marrë statusin pasi komisioni që punon për shqyrtimin e dokumenteve të naftëtarë nuk mblidhet. 

Naftëtarët e Fierit sot në protestë përpara Prefekturës

Ata i kërkojnë kryeministrit të rikthejë në funksione këto kominisone, ndërkohë që ka më shumë se 1 vit e gjysëm që Kuvendi ka miratuar ligjin për statusin, por naftëtarët ende nuk kanë përfituar prej tij. Naftëtarët shjprehemn se kanë mbi 30 vjet punë dhe janë të pakënaqur nga ky trajtim dhe indiferentizëm i institucioneve shtetërore. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë