FIER- Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy personave: 

1-Mikel Hoxha, 25 vjeç, banues në Tiranë. 

Arestimi i tij u bë pasi në lagjen "1Maji" Fier, është kapur me automjetin e tij tip "Opel" duke transportuar 4 sirianë, të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. 

2- Xhuljan Bullari, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Sheq i Madh" Fier, është kapur me automjetin e tij tip "Lancia" duke transportuar 3 sirianë, të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale: "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri" .