Në kërkim për plagosje me thikë, arrestohet 37-vjeçari në Fier

Në kërkim për plagosje me thikë, arrestohet 37-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për "Plagosje të rëndë me dashje".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Fabio Myrtaj, 37 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 30.03.2018, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest ne burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal.

Në datën 17.02.2018, në lagjen "8 Shkurti" Fier, Fabio Myrtaj për motive të dobëta ka plagosur me thikë, shtetasin P.Xh, banues në Mallakastër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë