TIRANË, 12 Shkurt / ATSH / - Në zonat e përmbytura, banorët kanë filluar të rikthehen në banesat e tyre. Edhe në  Darëzezë të Fierit, një nga fshatrat  më të prekur nga  përmbytjet, banorët janë rikthyer në  banesat e tyre. Hapja e kohës ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës.
Qendra e fshatit që deri dje ishte e pushtuar nga uji, tashme i eshte kthyer normalitetit. Shkolla pas shumë ditësh ka rinisur dhe pse shumë nxënës ende nuk kanë ardhur, pasi ndodhen tek të afërmit ku u strehuan pas përmbytjeve.
Shumë prej banorëve kanë filluar t'i kthejnë bagëtitë në stalla, ndërsa prej ditësh i kishin sistemuar larg fshatit. 
Ndërkohë, e njëjta panoramë si në fshatin Darëzesë është edhe në fshatrat e tjerë të komunave Frakull dhe Levan të Fierit. Këto fshatra u përballën me dëme të mëdha  gjatë përmbytjeve që shkaktoi lumi Vjosa, i cili doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të shumta. /a.ke/