Ngricat kanë shkaktuar dëme të mëdha për dhjetra fermerë që kultivojnë perimet në sera, në zonën e Frakullës në Fier.

Sipërfaqe të tëra të mbjella kryesisht me luleshtrydhe, patate, kastravecë, speca e domate janë tharë plotësisht, duke u shkaktuar humbje të mëdha financiare.

Me temperatura ekstreme, disa gradë nën zero nuk ishin përballur prej 10 vitesh. Këto kultura përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për fermerët të cilët theksojnë se edhe pse i morën masat sërish dëmet ishin të pashmangshme.

Sipas fermerëve, asnjë ekip nga bashkia apo nga drejtoria e bujqësisë nuk ka shkuar në terren për të verifikuar dëmet.

'Kam 3 dynym sera dhe sado i kam pasur të mbuluara po u thanë, dëmi është 7-8 milionë lekë', tha një fermerë.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet si dhe mbështetje për të përballuar pasojat e shkaktuara nga moti me ngrica duke theksuar se pa ndihmë institucionale rrezikojnë falimentimin.