Fier/ Nipi dhunon gjyshen, 41-vjeçari plagos të afërmin me thikë! Policia i arreston të dy, në pranga edhe shoferi i dehur (EMRAT)

Fier/ Nipi dhunon gjyshen, 41-vjeçari plagos të afërmin me thikë! Policia i arreston të dy, në pranga edhe shoferi i dehur (EMRAT)

Foto ilustruese

Fier- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit gjatë orëve të fundit, të akuzuar për plagosje me thikë, dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit Lushnjë bënë sot (20 mars) me dije se arrestuan në flagrancë Pëllumb Zako, 41 vjeç, banues në fshatin Krutje.

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), të afërmin e tij 27-vjeçar, B. Zako. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kurse Benard Mullaliu, 38 vjeç, banues në fshatin Ballagat, u prangos pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij të moshuar. 80-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë vendore dhe hetimet po i ndjek Prokuroria për rastin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 30-vjeçarin F. K., banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruga e Dibres: 20/03/2025 10:37

    I perkas "moshes se trete" ....... deri me sot,nuk kisha degjuar,qe Gjyshja te dhunohej nga nipi ..... Kafshe me fytyre njeriu !! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Izraeli godet Libanin, sulme hakmarrëse me raketa ndaj bazave të Hezbollahut

Lufta/ Izraeli godet Libanin, sulme hakmarrëse me raketa ndaj bazave të Hezbollahut