Nuk pagoi 38.6 mln lekë taksa, arrestohet në Fier biznesmeni i naftës i shpallur në kërkim (EMRI)

FIER- Iljaz Fisheku 60-vjeç, biznesmen në fushën e hidrokabureve i cili ishte shpallur në kërkim për shkak se nuk kishte paguar taksat është arrestuar nga policia.

Fisheku i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 38.688.297 lekësh. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Tashmë ai do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Iljaz Fisheku nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Më herët, në vitin 2016 ai është arrestuar pasi kompanitë e tij  M. Petrol dhe P.Impex tregtonin në Tiranë karburant duke shmangur taksat.

Bashkë me Fishekun në atë kohë u arrestuan edhe 6 ish-zyrtarë të tatimeve pasi lejuan tregtimin e karburanteve pa licensë duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 1 milion dollarëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie