Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale

50 biznese rajonale nga sektori bankar, turizëm dhe hoteleri, kulinari, ndërtim morën pjesë këtë të premte në Panairin e Punës që u mbajt në qendër të qytetit të Fierit. Pjesë e panairit u bënë nxënësit e shkollave profesionale dhe qytetarë të interesuar për punë. Bizneset pjesmarrëse në panairi kanë shpallur 1800 vende të lira punë. 

“Është ofertë e plotë për të gjitha profesionet. Bizneset ofrojnë një lamirshmëri duke filluar nga vendet e punës me arsim të lartë, të mesëm dhe profesionalet. Mundësite e punesimit jane te shumta”, tha Klevis Hysaj, drejtor i Agjensicë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

E pranishme ishte zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Fierit, e cila tha se në panair marrim pjesë 10 institucione arsimore.

Ndërsa drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi përmes një statusi në facebook, tha nxënës e mësues po keqpërdoren nga Balluku për të marrë pjesë në aktivitete të stisura me prapavijë politike.

Ai publikoi dhe një mesazh denoncues të stafeve mësimore, ku thuhet se 'maturantët janë detyruar të lënë orët e mësimit për të marrë pjesë në panair'.

'Pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatë për deputetë është e ndaluar', thekson Bardhi, duke i bërë thirrje SPAK-ut të hetojë krimet elektorale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh drejtues politik në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, pretendon se zëvendëskryeministrja Belinda Ballukun po keqpërdor mësuesit dhe nxënësit për aktivitete elektorale.

Bardhi ka publikuar një mesazh, sipas të cilit mësuesit dhe nxënësit në Fier janë detyruar të braktisin mësimin, për të marrë pjesë në aktivitetet elektorale të Ballukut.

'Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në Facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit’, thuhet në mesazh.

Bardhi shkruan se SPAK duhet që të ndëshkojë krimet zgjedhore. 

‘Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim! Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?’, shkruan ai.

Postimi i Gazment Bardhit
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 22/03/2025 19:40

    Me sa duket informatori nuk ka patur informacion që në të njëjtën kohë, në pallatin e kulturës zhvillohej panairi i studimit, ku unoversitetet shqiptare prezantonin maturantët me programet e studimit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani

Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani