Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, me pasojë plagosjen e dy personave. Policia bën me dije se nga përplasja e dy makinave tip 'Benz' janë plagosur një 23-vjeçare me inicialet L. T. me djalin e saj të porsalindur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sheq i Vogël", ku është përplasur mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.K, 45 vjeç, banues në Fier, me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sheq i Vogël", ku është përplasur mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.K, 45 vjeç, banues në Fier, me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes, është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
d.c./shqiptarja.com











