Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Aleksandër Sterjo po kthehej nga një dasmë së bashku me familjen e tij në momentin kur mjeti me të cilin udhëtonin është aksidentuar me një makinë tjetër. Sterjo ndodhej në vendin e pasagjerit, ndërkohë që bashkë me të ndodheshin edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Automjeti tip “Audi” me targa FR 2581 D drejtohej nga Andon Sterjo, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar. Si pasojë makina u përplas me një tjetër automjet, e më pas doli nga rruga.
 
Ndërkaq, forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti rrugor.