Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Hoxhare e Vjetër.
Sipas informacioneve të para, në aksident është përfshirë një veturë ku udhëtonin tre persona dhe një mjet bujqësor. Si pasojë e përplasjes vetura ka përfunduar në kanal dhe tre personat mbetën të plagosur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento