FIER - Grindja e nisur mes dy kushërinjve ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtrumë.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e konfliktit e përfunduar në plagosje me thikë të Genci Rukos 36 vjeç.

Ai është aktualisht në gjendje të rëndë në spital teksa policia po heton motivet e ngjarjes.

(ad.ti/shqiptarja.com)