FIER - 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve pasditen e sotme në aksin Fier-Patos.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 anëtar të një familjeje si dhe një person tjetër.

Të përfshira në këtë aksident janë automjetet me targa BMW AA459FH dhe Citroen me targa AA125KC.

4 pjesëtarët e së njëjtës familje udhëtonin me makinën tip Citroen ndërsa mes të plagosurve janë edhe dy vajza të familjes të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak I aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e të dy mjeteve të përfshira në të.  

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)