Jo gjithmonë pemët simbolizojnë shpresë dhe jetë…
Pemët e Rrapit të mbjella prej Vrionasve më shumë se një shekull më parë në Fier, po degradohen dita-ditës, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve dhe mjetet që kalojnë poshtë tyre.
Banorët e zonës kërkojnë që pemët e thara të priten,pasi janë kthyer në rrezik për jetën.
"Këto janë aq të rrezikshme sa shyqyr zotit që nuk kanë varrë njerëz, por makina kanë prishur boll. Këto pjesët e thara duhen hequr pasi nuk i shërbejnë askujt", tha një qytetar.
Ndërsa një tjerë shprehet se "këto rrepe janë shekullor, të mbjella që para Italisë fashiste. Ata nuk mbajnë më dhe degët e mëdha të tyre shkëputen vazhdimisht. Duhet ndërhyrë sa me parë që të mos kemi viktima"
Në aksin rrugor Fier-Vlorë janë të mbjellë që prej vitit 1880, 20 pemë rrapi. Ata kanë një lartësi rreth 15 metra me një diametër të trungut që variojnë deri në 220 cm. Këto pemë shekullore, janë monument natyre dhe që nga viti 2002 janë nën Administrim të Ministrisë së Mjedisit.